Është ditë pazari në Preshevë. Shkëmbimi për ta ka nisur deri në Bruksel. Sa do të bien dakord, nuk varet nga banorët këtu.

Por, ata shpresojnë se tani tema e hapur nuk do të mbyllet pa një marrëveshje. Bashkimi me Kosovën ka ekzistuar më shumë si ëndërr politike. Kosova nuk i ka ndihmuar shumë zyrtarisht.

Kanë bërë protesta dhe ka qenë pjesë e konflikteve që nga të drejtat elementare, konfliktet me lapidarët e luftës së zhvilluar njëzet vite më parë, e deri tek kërkesat për të qenë pjesë e institucioneve.

Politikanët në Preshevë e Bujanovc ende besojnë se një gjë duhet të ndodhë.

Për ta adresa është Brukseli dhe rruga e paqes për të drejta, nëse jo në Serbi atëherë me bashkim.

Tv Klan