Luiza Gega kualifikohet në finale

Pretendon medalje në garën e 3000 metrave me pengesa në Europian

Luiza Gega u kualifikua në finalen e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian të Atletikës që po mbahet në Berlin. Sportistja shqiptare e mbylli e dyta në klasifimimin e përgjithshëm dhe baterinë e saj, ku kishte më shumë rivalitet.

Gegës i janë dashur 9 minuta, 33 sekonda e 11 të qintat për të kaluar finish në garën e së premtes. Një kohë më e dobët se rekordi i saj 9 minuta e 22 sekonda, i vendosur në Maj të këtij vit në Romë.

Luiza Gega pati një prezantim pozitiv në këtë Europian ku pretedon medalje. Finalja e 3000 metrave me pengesa do të zhvillohet të dielën në mbrëmje. Luiza Gega është nënkampione e Europës në fuqi në këtë garë, pasi fitoi medaljen e argjendit në vitin 2016 në Amsterdam.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesoreSportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*