Për kroatin Luka Modriç mosha është vetëm një numër. Pavarësisht moshës, mesfushori ka treguar se është një pikë e fortë e Real Madridit, pasi në 20 ndeshjet e zhvilluara ka bërë një performancë të shkëlqyer si në Ligën e Kampionëve, ashtu edhe në La Liga.

Kontrata e kroatit është afër skadencës dhe siç raportojnë mediat spanjolle, mes madrilenëve dhe Luka Modriç është arritur një marrëveshje edhe për 1 vit tjetër bashkëpunimi.

Nga ana e klubit të Real Madridit, ende nuk është e bërë e ditur nëse ky lajm që po qarkullon në Spanjë është i vërtetë por ajo që dihet është se Zidane e ka të preferuarin e mesfushës.

Zyrtarizimi mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse fituesi i Topit të Artë do të vazhdojë bashkëpunimin me Los Blancos. /tvklan.al