Pesë orë ka zgjatur protesta e opozitës përpara godinës së Kryeministrisë. Ka qenë kryedemokrati Lulzim Basha, i cili në orën 16:00 mbajti një fjalë të shkurtër mes turmës së protestuesve.

Kryetari i Partisë Demokratike i ftoi qytetarët në një tjetër protestë ditën e enjte në orën 10:00 përpara Parlamentit, sikurse tha ai, për të vazhduar kryengritjen e tyre.

“Dua sot në emër të opozitës t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë. Kjo kryengritje qytetare do të vazhdojë. Të enjten në orën 10:00 në protestën tjetër më të bashkuar se kurrë. Ne u bashkuam këtu për qëndresë të vendosur. Derën e Kryeministrisë e bllokoi me duart e tij dhe nga ajo derë as nuk do të hyjë më dhe as nuk do të dalë më”,

u shpreh Lulzim Basha. /

tvklan.al