Laci likujdon verilindorët, merr përkohësisht vendin e tretë

Kukësi ka marrë një goditje të fortë për objektivat dhe 5 javë nga fundi grupohet me skuadrat që luftojnë për mbijetesë. Verilindorët u mposhtën nga Laçi 2-0 pas dopietës së Lushkja, me kurbinasit që marrin momentalisht vendin e tretë. 


Laçi ka marrë përkohësisht vendin e tretë në Kategorinë Superiore pas fitores 2-0 ndaj Kukësit. Kurbinasit dominuan totalisht kundërshtarin, duke arritur që të merrnin 3 pikët falë një dopiete të Lushkja.

Mesfushori realizoi dy gola njëri pas tjetrit në pjesën e parë të sfidës. 24-vjeçari shndërroi në gol një penallti, të grushtuar fillimisht nga Xhika dhe në tentativën e dytë tund rrjetën.

Pas gjysmë ore loje, Lushkja shënon sërish, me një goditje fantastike nga hyrja e zonës. Minutat e mbetura sollën raste nga të dy skuadrat, por që nuk u konkretizuan në gol. Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro numëron 53 pikë, aq sa Vllaznia që në mbrëmje pret në “Loro Boriçi” Teutën. Sfida tjetër e mbrëmjes luhet mes Partizanit dhe Apolonisë.

Klan News