Ndërhyn policia, nuk ka të lënduar

Një aksident i frikshëm në dukje, por për fat të mirë kaloi pa pasoja. Një makinë përfundoi në lumin e Gjanicës në Fier brenda të cilës ndodheshin një çift të moshuarish.

Drejtuesi i mjetit ka tentuar të parkojë në afërsi të lumit, ku aktualisht po kryhen punime për rehabilitimin e zonës, por mesa duket mosfunksionimi frenave ka bërë që automjeti të përfundojë në lumë.

Në vendngjarje shkoi policia dhe dy ambulanca që nxorrën jashtë çiftin, të cilët nuk kanë marrë lëndime të rënda.

Tv Klan