Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të Laçit, një mjet me drejtues E.L., 37 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë makina ka marrë flakë.

Mësohet se për për drejtuesin e mjetit nuk ka patur probleme. Por për pasagjerin, shtetasi L.C., ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet në spitalin Rajonal Lezhë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./tvklan.al