Një 25-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën mbrëmjen e kësaj të shtune në një aksident rrugor. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:30, në fshatin Mirakë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Në aksident u përfshi një autobus pasagjerësh që drejtohej nga 48-vjeçar me inicale Gj.S. dhe një automjet “Honda” , që drejtohej nga 25-vjeçari G.P.

Përplasja ishte mjaft e fortë e për pasojë 25-vjeçari nga Librazhdi nuk mundi të mbijetonte. Sipas policisë, ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

I plagosur rëndë nga kjo ngjarja ka mbetur edhe një pasagjer që ndodhej në makinë me viktimën, i cili është transportuar për në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia sqaron se fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve që ndodhej në autobus nuk ka marrë lëndime. Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.

/tvklan.al