Një shqiptar gjeti vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Gaeta të Italisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30. Dy makina u përplasën “kokë më kokë”, një Smart ku udhëtonte një i ri shqiptar dhe një Opel, ku ndodheshin dy gra.

Përplasja ishte aq e fortë sa 30-vjeçari Dh. Shini gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes. Dy gratë që udhëtonin në makinën tjetër mbetën të plagosura rëndë dhe u dërguan me urgjencë drejt spitalit.

Momentalisht mbeten të paqarta rrethanat e këtij aksidenti të rëndë dhe autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e tyre./tvklan.al