“Mua s’më trembi Berisha kur më kërcënoi me jetë në 97′, jo të më trembësh ti për një karrige”

Arben Malaj u shkarkua ditën e sotme nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore.

Në një intervistë mbrëmjen e sotme në “Opinion”, ai tha se ka qenë Taulant Balla i cili nisur një mesazh duke i thënë që të mos kritikojë Erion Veliajn dhe qeverinë pasi do ta shkarkonin nga Banka.

Ai nuk ka pranuar që t’i dëshmojë mesazhet para kameras, pasi tha se do ndiqte rrugën ligjore dhe të gjithë këto do të shkonin në Strasburg për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje.

“I kam thënë që mua s‘më tremb i Sali Berisha kur më kërcënoi me jetë në 1997, jo të më trembësh ti për një karrige. Këto janë çështje që do të shkojnë të gjitha në Strasburg”.

“Në çdo gjykatë ndërkombëtarë, kur kërcënohet një biznes nga politikanë, gjyqi është menjëherë i fituar, por këta janë kalamaq, nuk dinë çështë përgjegjësia ligjore…” /tvklan.al