Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të mbajnë maskë.

Në një postim në mediat sociale, ministrja shkruan se të gjithë duhet që të mbajnë maskë sa herë dalin nga shtëpia pasi ajo i mbron.

Manastirliu shton se tani është koha për solidaritet për të mbrojtur më të dobtit.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/1040514079740688

🔴#COVID19 Bëjeni maskën zakon të përditshëm për të mos i dhënë mundësi virusit të rrezikshëm të përhapet e të bëjë dëm në shëndetin tuaj dhe të njerëzve që keni për zemër.

Është koha për solidaritet, për të mbrojtur më të dobtit.  😷 Mos e harroni maskën kur dilni nga shtëpia! Me kujdes çdo ditë, e mundim koronavirusin! #BASHKË”, është kjo thirrja e ministres./tvklan.al