Argjentina u dorëzua në miqësoren me Venezuelën, duke i prishur rikthimin Lionel Messi në përfaqësuese. Disfata 3 – 1 në takimin e luajtur në Madrid trishtoi tifozët dhe zhgënjeu një emër të njohur të futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona. El Pide de Oro hodhi akuza të forta për atë që pa në fushë.

“Ishte një film horror. Kjo skuadër nuk meriton të mbajë këtë fanellë. Argjentina nuk do të fitojë më asnjë ndeshje. Më vjen keq për popullin argjentinas që vijon të besojë te gënjeshtrat e federatës”

– u shpreh i nervozuar Maradona.

Në akuzat e forta të hedhura nga legjenda e Argjentinës që në të kaluarën mori rolin e trajnerit dallohet qartë nervozizmi. Përfaqësuesja amerikanojugore nuk fiton trofe prej 1993 ku ngriti Kupën e Amerikës, ndërsa në botëror suksesin e fundit e ka në 1986.

Tv Klan