Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime”, ku ka folur më gjatë për jetën e saj private dhe profesionale. Ajo që na ka bërë më shumë përshtypje është fakti që ajo ka hequr dorë nga festivalet. Mariza shprehet se ka më tepër për të dhënë sesa një këngë në festival.

Mirela Milori: Je tërhequr nga festivalet, pse kjo vendimmarrje sepse je shumë e re për të thënë kështu?

Mariza Ikonomi: Jam tërhequr për momentin, sepse unë mendoj që kam shumë më tepër për të dhënë sesa vetëm një këngë në festival. Ka ardhur momenti që gjithë këngën e mia, dua t’i përmbledh, ka shumë këngë të tjera që i kam kompozuar dhe akoma nuk i kam nxjerrë. Një prej tyre është edhe kënga “Dua të jetoj” që është bërë në kohë pandemie të cilën e publikova në 31 Dhjetor. Ka shumë këngën që nuk mund të përfshihen vetëm në një festival dhe plus konkurrenca është pak e lodhshme.

Mirela Milori: Të lodh më shumë ajo konkurrenca në skenë, apo ajo konkurrenca prapaskene?

Mariza Ikonomi: Konkurrenca në skenë nuk më lodh se prekja e skenës është i vetmi vend që mua më bën të ndihem e sigurt sikur bota është e imja. Kurse prapaskenat, janë disa gjëra që nuk mësohesh dot.

Mirela Milori: Cili ka qenë episodi që të ka dhembur më shumë?

Mariza Ikonomi: Ja pjesa “Ku është dashuria” për shembull, ka qenë një këngë vërtet për t’u vlerësuar dhe nuk e mori atë vlerësim që duhej. Telefonatë zemrash ka qenë një nga këngët që vërtet mori çmimin e publikut, por nuk mori prapë vlerësimin që duhej. Megjithatë unë nuk jam shumë për pjesën e çmimeve, çmimet ditët e sotme për mua nuk kanë vlerë. Nëse dikur kanë qenë një lloj stimuli, tashmë jo dhe koha tregon që jo gjithmonë kënga që merr çmimin e parë është kënga që mbetet siç janë edhe këngët që po përmendja. Mendoj që festivali është një lloj promovimi për artistët e rinj, për ata që dalin për herë të parë. /tvklan.al