Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar sonte në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu ka folur për takimin me Kryeministrin Edi Rama, por dhe shkarkimet e drejtorëve të LSI, gjatë ditëve të fundit.

Ndryshe nga kreu i qeverisë, i cili gjatë intervistës së të enjtes, po në “Opinion”, tha se në takimin e fundit që bëri më Bashën ishte i bindur se do të dilte me marrëveshje, kryeopozitari u shpreh sonte se nuk e priste që mes tyre të kishte një zgjidhje.

Ta them hapur, nuk mendova se do të shkonin drejt një marrëveshje. Unë kisha konsumuar dy raunde me të, pozicionet ishin të kristalizuara. Kishim pranuar pa kushte, ishte Rama që nuk kishte pranuar paketën McAllister Plus. Ishte një negociatë e vështirë, qëllimi im në emër të opozitës që kishte 90 ditë në çadër të opozitës

Ishte që kjo marrëveshje të mos mbetej vetëm për zgjedhjet, por një marrëveshje politike dhe t’i hapte rrugë reformave të mëdha dhe të domosdoshme për ta shndërruar Republikën e politikanëve në Republikë të qytetareve.

https://www.youtube.com//embed/E-DF2EMwzX4

Basha tha se të gjitha ata që përdorin funksionin publik për të kërcënuar, marshuar administratën do të dalin para përgjegjësisë.

“Janë mbi 25 funksionarë të mesëm dhe të larë që janë shkarkuar tre ditët e fundit dhe dërgimi i tyre në burg është punë e Gjyqësorit, Prokurorisë.  

https://www.youtube.com/watch?time_continue=83&v=8diSbosFNqU

Gazetari Blendi Fevizu e pyeti kryeopozitarin Basha nëse pas 25 qershorit do të ketë një koalicion me PS, por ai u shpreh prerë duke thënë se nuk do te ketë asnjë mundësi që Partia Demokratike të bëjë një koalicion më Ramën.

“Unë jam në betejë për ta fituar në emër të qytetarëve. Demokratët, opozita, shumë qytetarë janë në këtë betejë për ta fituar dhe jo për të bërë pazare. Republika e re ka thënë “Mirëmëngjes” me marrëveshjen politike”. 

https://www.youtube.com//embed/azfd15yrtzA

Basha foli edhe për mos përfshirjen në listat e kandidatëve të disa prej figurave të vjetra të kësaj partie. Ai u shpreh se nuk ka përjashtuar njeri nga Partia Demokratike.

Kryeopozitari tha se ky vendim i takonte vetëm atij dhe ai ka krijuar ekipin që do të dalë fitues në zgjedhjet e 25 Qershorit. Basha tha se do të mbajë përgjegjësi nëse ekipi i ndërtuar prej tij do të humbas zgjedhjet.

https://www.youtube.com//embed/HhGXRuGmgH4

Në “Opinion”, Basha dha edhe përgjigje se sa deputetë do të fitojë PD në zgjedhjet e 25 Qershorit.  Ai tha se kjo është një listë nga ku do dalin fitues 75 – 77 prej tyre. Kreu i PD-së tha se kjo është lista fituese e deputetëve, por që nuk është i gjithë ekipi i tij.

Ndërkohë, i pyetur disa herë nga Blendi Fevziu, nëse do të jepte dorëheqjen nga kreu i PD-së po të humbiste zgjedhjet, Basha u përgjigj:

“Nuk ka nëse, ne do fitojmë, por cilido qoftë rezultati, me 22 Korrik ka zgjedhje për kreun e PD-së”. 

Edhe pas këmbënguljes së gazetarit, Basha nuk ka pranuar në asnjë rast të përmendë fjalën dorëheqje.

https://www.youtube.com//embed/FScPft_RQSw

Mes Bashës dhe gazetarit Blendi Fevziu pati edhe një “përplasje”.

Duke folur për analistët, kreu i PD i konsideroi ata si“shokët e Blushit”.

“Jemi kthyer tek problemi numër një i juaji o shqiptarë, tek ekonomia, papunësia. Tani që ju jap ekipin fitues dalin ca shokët e Blushit dhe thonë që ka harruar kriminelët ky

”.

Por gazetari Fevziu iu përgjigj duke thënë se pas marrëveshjes me Ramën edhe sulmet me gazetarët po i bën si ai.

“Pas marrëveshjes me Ramën edhe betejën me gazetarët e bën si kryeministri. Shaj gazetarët, vazhdo se gazetarët e kanë fajin”.

https://www.youtube.com//embed/NVkNQagdPZo

/tvklan.al