Marrëveshja politike, Rama: Ditë e shënuar për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut



Marrëveshja politike, Rama: Ditë e shënuar për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

17:44 18/08/2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas marrëveshjes historike të arritur mes BDI-së dhe LSDM-së për qeverisjen e Maqedonisë së Veriut në 4 vitet e ardhshme.

Ai e konsideron një ditë të shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut arritjen e marrëveshjes dhe shton se ata marrin një peshë të re në jetën politike të vendit.

Urime të veçanta, kreu i qeverisë shqiptare ka për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, për të cilin shkruan se ka bërë shumë për vendin me urtësinë e tij.

“Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zajev, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj. Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë”, shkruan Rama.

BDI-ja e Ali Ahmetit dhe LSDM-ja e Zoran Zaev arritën këtë të martë marrëveshjen për bashkëqeverisje në 4 vitet e ardhshme. Mes tyre është marrë edhe një vendim historik pasi në 100 ditët e fundit para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare vendi do të drejtohet nga një Kryeministër shqiptar që do të propozohet nga BDI-ja./tvklan.al




Të ngjashme