Vladimir Putin ka ndryshuar qëndrim për autorësinë e sulmit tragjik në një sallë koncertesh pranë Moskës. Ai pranoi për herë të parë se ky sulm është kryer nga islamikët radikalë, por shtoi se kjo situatë i vjen për shtat një fushate më të gjerë frikësimi nga Ukraina.

Kjo mizori mund të jetë vetëm një lidhje me një seri të tërë përpjekjesh nga ata që kanë qenë në luftë me vendin tonë që nga viti 2014 nga duart e regjimit neo-nazist të Kievit,” tha Putin.

Sipas Putin, ata që planifikuan sulmin “shpresuan të mbillnin panik dhe përçarje në shoqërinë tonë, por ata u përballën me unitetin dhe vendosmërinë për t’i rezistuar kësaj të keqeje”.

Franca iu bashkua Shteteve të Bashkuara duke thënë se inteligjenca tregoi se Shteti Islamik ishte përgjegjës për sulmin pranë Moskës që la të vrarë 137 persona. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se do të ishte “cinike dhe kundërproduktive” që Rusia të fajësonte Ukrainën.

Macron tha se personat e armatosur ishin pjesë e një grupi islamik që qëndronte pas përpjekjeve të dështuara për të sulmuar Francën gjatë muajve të fundit.

Kjo, nga ana tjetër, shpjegon faktin pse qeveria franceze rriti alarmin e sigurisë në nivelin më të lartë. Nga ana e tyre zyrtarët amerikanë thanë se kishin paralajmëruar inteligjencën ruse për një sulm të afërt.

Tre të dyshuar të tjerë janë arrestuar në lidhje me sulmin terrorist në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” në Moskë. Autoritetet ruse kanë arrestuar 11 persona në lidhje me këtë ngjarje.

Klan News