Të paktën 14 tifozë të Real Madrid në Irak u vranë në një bar, mesnatën e kaluar, nga militantët e Shtetit Islamik. Ngjarja ndodhi në qytetin Balad, rreth 80 kilometra nga kryeqyteti Bagdad.

Mbi 20 persona të tjerë mbetën të plagosur. Dëshmitarët në vendngjarje thanë për mediat vendase se 3 burra të armatosur me automatikë kallashnikov, hynë në lokal dhe qëlluan me breshëri drejt më shumë se 50 personave të pranishëm, të cilët ishin mbledhur të shikonin ndeshje të vjetra të klubit madrilen.

1

Pamjet nga vendi i krimit janë rrënqethëse, me njolla gjaku të përhapura gjithandej. Presidenti i tifogrupit të Realit të Madridit tha se terroristët e ISIS e urrejnë futbollin

,

pasi e cilësojnë anti-mysliman. Ata nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veçse të kryejnë vepra të tmerrshme, tha ai.

Faqja zyrtare e kampionatit spanjoll në Twitter publikoi një homazh, ku shprehte ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre.

Tv Klan