Masat kundër Covid, Greqia vijon të mbajë të mbyllur Kapshticën



Masat kundër Covid, Greqia vijon të mbajë të mbyllur Kapshticën

10:38 19/04/2021

Pika kufitare e Kapshticës do të vijojë të qëndrojë e mbyllur të paktën deri në 26 Prill. Vendimi është marrë nga autoritetet greke, të cilat kanë vendosur që në këtë pikë kufitare të mos lejohet kalimi i qytetarëve.

Ku vendim është marrë në vijim të masave nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19. Sot është njoftuar pala shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 26.04.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve./tvklan.al







Të ngjashme