Në emisionin “Stop” ka ardhur një denoncim nga një qytetar në Fier, pasi e kishte mashtruar një kompani që shiste produkte elektroshtëpiake. Por sa të besueshme janë kompanitë, që ofrojnë pajisje e produkte dhe sa të besueshëm janë agjentët e shitjes së tyre?

Pas denoncimit “ Stop” ka shkuar në familjen Sherifaj në Varibop të Fierit, të cilët kanë rënë pre e mashtrimit nga kompania.

Në muajin maj të këtij viti, kjo familje telefonohet nga një përfaqësues të kompanisë “Ritello”, e cila i ofron një pajisje me disa funksione: si sistem pastrimi për ajrin në ambientin e shtëpisë, fshesë me korent etj.

Më morën më çuan të banka dhe më thanë që duhej një kredi formale dhe unë mora 2 milion e 400 mijë Lekë kredi. Më pas më thanë se interesat e3 kredisë do paguheshin nga firma “Rotello”, paratë mi morën përfaqësuesit e firmës dhe në shkëmbim do më sillnin disa produkte të tjera. Kontrata përmbante shumë produkte, por s’më kanë sjell asgjë”, thotë përfaqësuesi i familjes Sherifi.

Klienti tregon se të gjitha paratë të gjitha, por agjenti, jo vetëm që nuk i sjell më aksesorët e pajisjes, por nuk mban as premtimin për pajisjet dhuratë dhe e ka mashtruar për muaj me radhë. Familja Sherifaj, që nga Maji e deri më sot, i kërkon agjentit të shitjes, që t’i kthejë produktin, e të marrë paratë mbrapsht. Ky i fundit premton, se do ta zgjidhë çështjen, por vetëm mashtron e zhduket.

Pas këmbënguljes së “Stop”, agjenti i kompanisë nënshkroi një kontratë me klientin, ku pranoi njohjen e detyrimit në shumën e 2 milionë e 600 mijë lekëve dhe shlyerjen e kësaj shume brenda vitit.

Klienti: Sa kohë ke? Sa muaj ke, që mua po më gënjen?

Agjenti: Nuk po gënjej unë, o Edison.

Klienti: Ke, që në muajin maj, që ti mua po më gënjen.

Agjenti: Do nisem unë për në Fier, por është e mira, që kur e thua…

Klienti: Ke që në muajin maj, që mua po më gënjen, po më mashtron. Unë e kam mbajtur fjalën deri më sot, nuk kam dalë çun legen me ty. Ti nuk më ke respektuar, nuk ke respektuar asgjë nga ato, që janë thënë.

Agjenti: Ore zotëri, unë i thashë djalit me mesazh, që u zgjidh për javës tjetër.

Gazetari: Po ke, që në Maj e deri më sot dhe nuk është bërë asnjë lëvizje nga ana juaj zotëri. Kur do vini, të lutem?

Agjenti: Sot pasdite!

Gazetari: Shpresoj, që këtë herë të jetë vizita e fundit dhe takimi juaj i fundit dhe ju të jeni të larë.

Agjenti: Është takimi i fundit.

Gazetari: Ia premtoni?

Agjenti: Ia premtoj!

Klienti: O Ajhan, mos e mbyll telefonin. Sa herë ke premtuar dhe nuk i ke mbajtur premtimet deri më sot? Sa herë ke premtuar, do vish ti këtu e do vish ti atje? Ore, sa herë më ke gënjyer? Sa herë më ke mashtruar mua, re? Sa herë më ke gënjyer ti? Sa herë më ka gënjyer Stiljanoja (drejtori) mua, sa herë më ka gënjyer Denisi mua (agjent)? Sa herë më keni mashtruar? Ti nuk kishe fare nusen në spital dhe më thoshe mua kam nusen në spital. Ti nuk kishe qenë asnjëherë në Maqedoni dhe më thoshe mua jam në Maqedoni.

Agjenti: Mirë zotëri, mirë! Hajde, se do flasim! Takohemi përballë!

Klienti: Ai tjetri, Stiljanoja, pse nuk e hap telefonin?

Agjenti: Mirapafshim!

Klienti: E mbylli!

Agjenti pas telefonatës në praninë e gazetarit “Stop” premtoi se do vinte, por sërish gënjeu. “Stop” këtë herë telefonin me drejtorin e kompanisë “Ritello”, Stiljano Merkohitoj.

Gazetari: Kjo familje ka blerë në Maj një pasisje dhe në këmbim do kishte disa produkte të tjera shtesë.

Drejtori: Agjenti e ka marrë aparaturën, ia ka dorëzuar, ka dorëzuar lekët, cfarë i ka bërë dhuratë klientit: filtrin e ujit, urdhëro edhe filtrin e ujit. Si kompani ia kemi dorëzuar të gjitha. Cfarë borxhi kam unë tani?

Klienti: Nga kompania juaj flitej, që ti do jepje “Ritellon”, bashkë me të gjithë aksesorët shtesë të “Ritellos”.

Drejtori: Po, i ke marrë.

Klienti: Jo, asgjë! Më ke sjellë vetëm fshesën e korentit “Ritello” ose aparaturën e pastrimit të ajrit. Asnjë lloj gjëje tjetër. Filtrat e ujit, mesa di unë, janë lënë në mes të rrugës. Po ato të tjerat, që përmban fshesa: larësen e tapeteve dhe çdo lloj gjëje tjetër?

Drejtori: Të gjithë akesorët i ke aty!

Klienti: Jo, nuk i kam. Nuk i kam në shtëpi. As për “Ritellon” e as aksesorët shtesë, asgjë.

Drejtori: Tani, agjenti tregtar, nuk e di, se çfarë të ka premtuar. Agjenti tregtar është klient te ne. E ka blerë aparaturën, ta ka shitur ty. Ai ty, mund të të bëjë dhuratë një avion, nuk e kam idenë, apo diçka tjetër. Kompania ia ka dhënë te gjitha. Ka marrë edhe pagesën për sistemin “Ritello” dhe për sistemin e filtrimit të ujit të pijshëm.

Klienti: Bravo! Shumë mirë! Lekët e mia i morët ju, kurse mua nuk më prutë asgjë.

Drejtori: Se mund të dalë një punonjës mashtrues…,ne kemi 200 vetë, 300 vetë në punë. Di, që çdo gjë është lëshuar nga kompania, në rregull. Ai është agjent shitjeje, që nuk është direkt punonjësi ynë.

Gazetari: Përgjegjësia është e atij?

Drejtori: Po normale, mor mik, se mua nuk më kushton asgjë. Po më vjen shumë keq për këtë, sepse kemi jashtëzakonisht shumë klientë. I kam thënë, pse nuk vjen në Tiranë, ta takoj? E kam marrë punonjësin, unë e lajmërova zotërinë, që nuk është më në marrëdhënie pune me ne. I kam thënë “ o shok i dashur, ik çoji zotërisë, ça ke për t’i çuar”! Po më vjen shumë keq! Po nuk do të  thotë kjo, se ka diçka ai pa marrë dhe thotë dua lekët mbrapa, se nuk i ka vajtur një dhuratë nga agjenti. Unë jam i gatshëm, që t’i plotësoj ato, që agjenti mund t’i ketë lënë mangët, ose i ka marrë dy herë te kompania dhe nuk ia ka çuar. Ky është mashtrimi më i madh, që kam dëgjuar ndonjëherë në jetë.

Gazetari: Atëherë, është bërë mashtrim?

Drejtori: Jo nga ana jonë. Jo nga unë. Unë nuk e kuptoj, klienti vete merr kredi. Pse e merr kredinë, kur unë e kam financimin me kompaninë. Unë nuk jam kompani financiare, unë jam kompani shitëse. Tani, ai zotëria, që ka bërë një dëm ndaj meje ose ndaj klientit , normalisht që edhe unë nuk e lejoj, që të bëhet dëm ndaj meje për dikë të papërgjegjshëm.

Pasa kësaj telefonate agjenti i kompanisë “Ritello” i ka kthyer paratë familjes Sherifi në Fier dhe këta të fundit do i kthejnë pajisjen e blerë

Kemi marrë 1250 euro  dhe pjesën tjetër,-tha, do jua kthej më mbrapa, para Vitit të Ri. Kemi nënshkruar një kontratë me noterin dhe një kontratë dore. Agjenti ka pranuar, se do të na kthejë shumën 2 milionë e 600 mijë, ka edhe 900 mijë lekë për të dhënë. Ne do t’i kthejmë pajisjen në këmbim. Jua dimë juve për faleminderit për ndërhyrjen!”, tregon përfaësuesi i familjes Sherifi./tvklan.al