Mavraj drejt Greuther Furth – TV KLAN

Mavraj drejt Greuther Furth

Manaj mund të blehet nga Albacete

Mërgim Mavraj mund të kthehet sërish tek ekipi që e afroi me Kombëtaren. Kapiteni i Shqipërisë mund të luajë sezonin e ardhshëm për Greuther Furth, ku u aktivizua nga 2011-2014. Sipas mediave gjermane rënia në ligën e tretë e Ingolstadt e shtrëngon 33-vjeçarin të largohet nga skuadra.

Greuther Furth luan në Bundesliga 2. Mavraj përveç pak muajve tek Aris sezonin e kaluar ka luajtur Gjermani. Zhvillime edhe për një tjetër kuqezi.

Rei Manaj bindi këtë sezon tek Albacete që po luan në play off për ngjitjen në La Liga. Skuadra spanjolle kërkon ta marrë kartonin nga Inter sipas mediave pranë zikaltërve. Shuma e kërkuar mund të jetë të paktën 2 milionë euro. Në marrëveshje përfshihet edhe e drejta e blerjes së Rei Manajt nga Inter.

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*