Helidon Bushati, ish-deputeti i PD-së dhemomentalisht drejtuesi i PD-së në Shkodër ka qenë i ftuar në rubrikën “Gjysma ime” me bashkëshorten e tij Ardiolën. Ata treguan historinë e tyre të dashurisë, si janë njohur, marrëdhënia që kanë etj.

Ish-deputeti i PD-së ka treguar se dikur ka qenë shumë i shëndetshëm dhe kjo gjë nuk i pëlqente aspak, kështu vendosi të mbajë një dietë të shoqëruar me aktivitet fizik. Tani ai ka humbur 24 kg dhe ndihet mjaft mirë me trupin, por nuk heq dorë kurrë nga sporti.

Ardit Gjebrea:  Cila është marrëdhënia që keni me ushqimin?

Helidon Bushati: Marrëdhënia e mirë, më përpara ka qenë e pakufizuar në sasi, tani është bërë në raporte më të drejta.

Ardit Gjebrea: E shoh që jeni shumë elegant.

Helidon Bushati: Unë jam detyruar që të ndjek një dietë pasi kam qenë shumë më i shëndetshëm. Ata që më mbajnë mend gjatë mandatit 2013-2017, pjesa e publikut them, e daljes në disa media apo kur diskutoja në parlament. Me të vërtetë ishte një moment që shkoja në shtëpi dhe Diola më thoshte, ke folur mirë, por prapë del shumë keq në kamerë. Para dy vitesh vendosa dhe fillova një dietë. Ndoqa dietën për disa kohë, një muaj e ca, ndërkohë që bëja dhe aktivitet. Ndërsa tani është vetëm aktivitet sportiv, palestër, vrap, eci me biçikletë dhe verës not pa fund.

Ardit Gjebrea: Sa kilogramë ke rënë?

Helidon Bushati: Unë kam rënë 24 kilogramë.

Ardit Gjebrea: Po ndihem shumë keq.

Helidon Bushati: Po bëj konkurrencë me gjysmën time pra. /tvklan.al