Rama: Vijojmë pa u ndalur drejt objektivit për të kryer 1 milion vaksinime

Kanë mbërritur mbrëmjen e së hënës në Shqipëri 11 700 doza të tjera vaksine Pfizer. Lajmin e mirë e jep kryeministri Edi Rama.

“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kemi siguruar”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shprehet se deri më tani kanë mbërritur në Shqipëri 760 mijë vaksina. Ai thotë se do të vijojë puna pa u ndalur drejt objektivit për të kryer 1 milion vaksinime./tvklan.al