Mbërrijnë turistët e parë gjermanë në Greqi

Mbërrijnë turistët e parë gjermanë në Greqi

19:02 20/05/2020

Pranuan të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë

Ky është i pari avion me turistë që ulet në një vend europian. Ishte nisur nga Mynihu u ul në aeroportin ndërkombëtar të Athinës.

Fluturimet u rikthyen pasi Greqia është një ndër vendet që ndoqën udhëzimet e Komisionit Europian për hapjen e kufijve brenda unionit, ashtu si edhe Gjermania. Rregullat kundër përhapjes së Covid-19 parashikojnë që të gjithë pasagjerët të mbajnë maska gjatë udhëtimit dhe të ruajnë distancën sociale. Të ardhurit nga jashtë në Greqi izolohen për 14 ditë, por kjo nuk ua frenon dëshirën turistëve gjermanë për të bërë plazh në brigjet e Mesdheut.

“Do të futem në karantinë në Zakintos. Më duhet të pres disa orë këtu deri sa të marr rezultatet e testit dhe më pas do të shkoj sa më shpejt të mundem atje”.

Për këdo që shkel karantinën, gjoba arrin deri në 5 mijë Euro, si dhe të tjera pasoja penale. Me këtë avion udhëtuan edhe shumë shtetas grekë që kishin mbetur jashtë vendit pas mbylljes së kufijve 2 muaj më parë.

Ndalimi i fluturimeve me Gjermaninë u hoq më 15 Maj kur u hapën edhe plazhet, por vijon të jetë ende në fuqi me vende si Britania e Madhe, Italia, Holanda e Spanja, të paktën deri në fund të muajit. Për shtetasit jo-europianë, kufijtë janë të mbyllur deri më 31 maj. Autoritetet greke parashikojnë t’i hapin kufijtë në Korrik për turistët, për të rigjallëruar turizmin, një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo