bështetësit e Aleksey Navalnyt, i cili njihet si kritik i Presidentit Vladimir Putin, kanë paralajmëruar tubime në fundjavë. Ata kanë bërë thirrje për më shumë protesta dhe kërkojnë lirimin e Navalnyt që u arrestua sapo zbriti në aeroportin e Moskës, pas disa muajsh kurim në Gjermani.

Një nga aleatët kryesorë të Navalny, avokati dhe politikani Lyubov Sobol, deklaroi për mediat se lëvizja e tij anti-korrupsion do të vazhdojë të funksionojë pavarësisht se qindra qytetarë u arrestuan pas protestave në qytetet ruse fundjavën e kaluar.

Një grua e cila u dhunua nga një oficer policie në Shën Petersburg është kthyer në simbol të protestës dhe tregon dhunën e ushtruar nga policët kundër qytetarëve.

Dhuna ndaj Margarita Yudina shihet si skandal kombëtar pasi një efektiv e qëlloi atë me shkelm në stomak dhe ajo ra menjëherë në tokë. Megjithëse oficeri e vizitoi atë në spital dhe i kërkoi falje, Yudina i tha Gazetës Novaya se ajo donte drejtësi./tvklan.al