Një 55-vjeçar e ka futur veten në telashe me drejtësinë, për shkak të telefonatave të tepruara në numrin e emergjencës së policisë. Seref Can e telefonoi jo pak, por mbi 45 mijë herë përgjatë një viti policinë dhe tanimë rrezikon deri në 5 vjet burg.

Sipas turkes

Sabah

që raportoi lajmin e çuditshëm, 55-vjeçari i cili jeton në Stamboll të Turqisë akuzohet për pengim të një zyrtari publik për të bërë punën e tij.

Në total, Can arriti të që telefononte numrin 155 të policisë 45,210 herë në një vit, duke krijuar gjendje stresi tek punonjësit e shërbimit të emergjencës.

Por arsyeja e këtyre telefonatave në vetvete është tejet e trishtueshme. 55-vjeçari ishte në depresion dhe donte thjeshtë të fliste me dikë.

U divorcova nga gruaja 2 vjet më parë. Pija alkool në mënyrë konstante. Isha në depresion dhe nuk kisha me kë të flisja, kështu që telefonoja numrin e emergjencës së policisë”

, tha Can për policinë.

Ndonëse ai ka shprehur keqardhje dhe pendesë për dëshirën e tij obsesive për të biseduar me policinë, kjo e fundit duket se nuk është e prekur nga historia e tij, sa kohë 55-vjeçari përballet me akuza kriminale.

/tvklan.al