Policia Rrugore bën bilancin: 5 të arrestuar për shkelje të ndryshme

Mbi 9 mijë gjoba janë aplikuar nga Policia Rrugore e kryeqytetit vetëm gjatë kësaj jave. Masat administrative konsistojnë për xhamat e zinj, tejkalim shpejtësie, parakalim të gabuar, përdorim i celularit, apo mos vendosje të rripit të sigurimit.  

Në 7 ditë policia njofton se 4 persona janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 janë proceduar  për drejtimin e makinës pa leje, dhe 1 person tjetër është ndaluar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu 8 automjete janë bllokuar për detyrime të pashlyera dhe mungesë dokumentacioni.

Klan News