Kreu i ekzekutivit në një mbledhje të jashtëzakonshme mëngjesin e sotëm, ka folur mbi vendimet që qeveria do të marrë pas goditjeje së rëndë të tërmetit të 26 nëntorit për të mbijetuarit e kësaj tragjedia.

Edi Rama u shpreh se do të merren të gjitha masat për strehimin e të gjithë banorëve që pësuan humbje dhe shkatërrim të banesave, ndërsa bëri me dije se do të ketë një trajtim të posaçëm financiar për familjet e prekur, ndërsa përmendi rastin e Albert Carës, i cili humbi të gjithë anëtarët e familjes.

“Viktimave të Thumanës, familjeve të Thumanës, kemi gati t’u ofrojmë menjëherë apartamentin në Tiranë. Kemi 6 apartamente në Tiranë… Ky akt i parë është akti i dorëzimit të apartamenteve gjithë këtyre familjeve, duhet bërë në një kohë rekord. Jemi gati tani, komunikimi do të sjellë mbrapsht gatishmërinë e tyre për të shkuar në Tiranë, ata të Thumanës, ata të Durrësit”, u shpreh Rama.

Sakaq një tjetër vendim i qeverisë do të jetë i fokusuar tek një grup pensionistësh, ku sipas tij, të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi do të trajtohen me një pension të veçantë.

Ndërkohë, për të prekurit nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 ballë, do të akordohen 1 milion lekë të reja për çdo familje që ka viktima si dhe bursa për nxënësit e studentët./ tvklan.al