Këto 48 orë do të jenë vendimtare për fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin e tyre drejt BE-së. Të dyja vendet shpresojnë që ne Luksemburg në mbledhjen dy ditore te Këshilli i Ministrave, të Jashtëm të merret vendimin për miratimin e kuadrit negociues për to.

Pavarësisht angazhimit diplomatik te Brukselit dhe Washingtonit ende nuk ka sinjale nga Bullgaria që të heqë veton ndaj Shkupit. Kryeministri Zaev u ndal më 17 Qershor në Sofje por takimet nuk sollën rezultat, pasi bullgarët nuk ndryshuan qëndrimin e tyre.

Me një veto të Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, automatikisht bllokohet dhe Shqipëria, pasi drejtuesit europianë duken të vendosur të mos ndajnë këto dy vende në procesin e integrimit edhe pse vlerësimi është bërë në vite mbi bazën e meritave individuale.

Ky është një diskutim është bërë edhe më parë, ne vitin 2018 kur presidenti Macron nuk pranoi që të avanconte vetëm Maqedonia e Veriut dhe Shqipërisë ju vendosen kushte. Presidenca portugeze u përpoq që të gjejë zgjidhje kompromisi për çështjet dypalëshe Sofje-Shkup, në mënyrë që të hapeshin sa më shpejt konferencat e anëtarësimit, si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për Shqipërinë.

Ky takim i radhës i ministrave të Jashtëm mund të sjellë përgjigjen pozitive vetëm nëse Bullgaria do të heqë veton përndryshe mundësia e radhës për t’u vendosur një datë për hapjen zyrtare të negociatave mbetet muaji Tetor dhe konferencat e para ndërqeveritare të mbahen në Dhjetor.

Klan News