Sam Bankman-Fried, i njohur ndryshe si SBF është dënuar me 25 vjet burg nga një gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vjedhjen e 8 miliardë dollarëve nga klientët e kompanisë FTX, të themeluar prej tij, e që merrej me shkëmbimin e kriptomonedhave.

Pas një seance dëgjimore që zgjati dy orë në New York City, gjyqtari Lewis Kaplan tha se ish-mbreti i kriptomonedhave e dinte që po vepronte në mënyrë kriminale, por nuk pati keqardhje. Bankman-Fried nga ana e tij, tha se kishte bërë gabime, por nuk pranoi të kishte shkelur ligjin, në atë që në fakt konsiderohet si një prej skemave financiare më të mëdha mashtruese në historinë e SHBA.

32-vjeçari në më pak se 3 vjet ndërtoi një perandori multi-milionë dollarëshe dhe e humbi të gjithën. Ai pritet që ta apeloj vendimin.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland vlerësoi autoritetet për “punën e tyre të jashtëzakonshme”. Duke folur pas dënimit, ai tha se “ka pasoja të rënda për mashtrimin e klientëve dhe investitorëve”./tvklan.al