Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur sot afatin për aplikimin e partive politike apo nismave qytetare që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit.

Sipas mediave në vend, bëhet me dije se janë 28 subjekte politike që kanë shprehur dëshirën dhe do të marrin pjesë në zgjedhje.

Lista e partive

Gjatë afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 8 deri në 16 Janar, kanë dorëzuar aplikimin për certifikim dhe listën e kandidatëve gjithsej 28 subjekte politike, prej tyre: 21 parti politike, dy koalicione dhe pesë iniciativa qytetare.

Po ashtu bëhet me dije se për zgjedhjet e ardhshme nuk ka dorëzuar dokumentacionin asnjë kandidat i pavarur. Gjithsej do të jenë 1079 kandidatë që do të marrin pjesë në zgjedhje dhe do të kërkojnë një nga vendet në Kuvend./tvklan.al