Ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit në Qarkun e Korçës, ku Partia Socialiste doli forcë e parë, me 48.39 % të votave ose me 62.787 vota.
E dyta renditet Partia Demokratike, me 32,41 % të votave ose me 42.053 vota dhe e treta Lëvizja Socialiste për Integrim me 15,02 % të votave ose me 19.465 vota.
Nga 11 mandatet që do të dërgojë Korça në parlamentin e ri të Shqipërisë, Partia Socialiste do të ketë 6 deputetë, Partia Demokratike 4 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 1.
PS – 6 mandate
- Niko Peleshi
- Eduart Shalsi
- Elisa Spiropali
- Ilirian Pendavinj
- Ilir Xhakolli
- Edlira Bode
PD – 4 mandate
- Valentina Duka
- Ervin Salianji
- Hekuran Hoxholli
- Klevis Balliu
LSI – 1 mandat
- Edmond Panariti
/tvklan.al