Mbyten në pishinë dy vëllezërit – TV KLAN

Mbyten në pishinë dy vëllezërit

Florida- Pjesëtarë e familjes kanë gjetur të pajetë në fund të pishinës dy vëllezërit Ja’Kye Jozefi 6-vjeçar dhe 5-vjeçarin Branario Minto. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në apartamentin e tyre në Silver Palms. Fëmijët kishin shkuar për të notuar pa lejen e nënës mbrëmjen e së mërkurës, por nuk dolën më të gjallë nga aty.

Wildine Joseph ka thënë se ata kishin kaluar mbi pjesën me hekura, pasi pishina ishte e mbyllur. Ajo nxori djemtë nga pishina, por ishte e kotë, pasi kishin ndërruar jetë. Edhe pse ata u dërguan në spital, mjekë thanë se kishin ndërruar jetë më herët.

Nëna e tyre ka treguar se të dy djemtë e saj ishin duke ndjekur kurs noti,  por ishin në fillimet e tyre.

Autoritetet policore kanë shoqëruar nënën e fëmijëve për ta pyetur lidhur me ngjarjen tragjike dhe janë duke vazhduar hetimet./tvklan.al

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione