Më 1 Qershor pritet që të hapen kopshtet dhe çerdhet publike dhe private. Ministria e Shëndetësisë ka miratuar urdhrin dhe masat që duhet të përmbushin këto institucione, por edhe prindërit. Në urdhrin që disponon Klan Plus, përcaktohet se dorëzimi i fëmijëve pranë çerdhes ose kopshtit bëhet vetëm nga njeri prind. Duke ruajtur distancën 1.5 metra. Çdo ditë fëmijëve u matet temperatura në momentin që hyjnë në ambientet e çerdhes apo të kopshtit.

Prindërit nuk lejohen në hyjnë në ambientet e kopshtit për asnjë arsye. Çdo ditë ata duhet të bëjnë një raportim mbi gjendjen shëndetësore të fëmijës dhe duhet të deklarojnë se nuk kanë patur kontakt me persona të infektuar me Covid-19 në familje apo në ambientet e punës. Në rast së fëmija mund të shfaq probleme shëndetësore prindi duhet të paraqiten në mënyrë urgjente ta marrë nga ambientet e institucionit.

Duhet të sigurohen: uji i rrjedhshëm, sapuni i lëngët, letra për fshirjen e duarve dhe xheli me përmbajtje alkooli 60%, në ambientet e institucionit. Sipas këtij urdhri, çdo ditë duhet të kryhet dezinfektimi i çdo dhome. Pas largimit të fëmijëve, të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lënde dezinfektuese.

Lojërat me njëri-tjetrin, apo aktivitete të tjera, duhet të organizohen në mënyrë që të respektohet gjithmonë brenda mundësive distancimi fizik midis fëmijëve. Gjatë procesit mësimor, edukatoret qëndrojnë duke respektuar distancën dhe rekomandohet të përpiqen t’i vendosin fëmijët në distancë nga njëri-tjetri (p.sh. rreth një tavolinë me 10 karrige ulen 5 fëmijë).

Çdo fëmijë duhet të nxitet të lajë duart pas çdo veprimi që mund të përbëjë rrezik për përhapjen e virusit. Prindërit kanë mirëpritur hapjen e kopshteve. Këto masa shtesë, për parandalimin e koronavoisurit pritet të shoqërohen edhe me rritje të çmimeve për kopshtet private. Pasi dezinfektimi çdo ditë i ambienteve ka kosto të lartë.

Klan Plus