Policia e Selenicës ka vënë në pranga një 34-vjeçar. Në një njoftim për mediat, autoritetet sqarojnë se në pranga është L. Xh., 34 vjeç, banues në Selenicë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu teke dhe 35 kapsolla detonatore.

Ndërkohë në Sarandë është arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.

Tashmë hetimet për këto dy ngjarje do të vijohen nga Prokuroria e Vlorës për veprime të mëtejshme./tvklan.al