Mustafaj: Vota për Mediun i bën nder Shqipërisë

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu e konsideron 25 Prillin si ditën kur shqiptarët do ti thonë ndal keqqeverisjes së Edi Ramës. Gjatë një takimi me shtabin elektoral ai tha se opozita nesër në qeverisje do ti jap zgjidhje përfundimtare edhe çështjes së pronës në Shqipëri.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe ish-ministri Jashtëm, Besnik Mustafaj, i cili theksoi se vota për Fatmir Mediun i bën nder Shqipërisë dhe Kuvendit të ardhshëm.

“Shumëfishoni votat dhe bëni që mendimi republikan të jetë legjitim, të jetë i rëndësishëm në qeverisjen e nesërme. Unë kam besim të madh. Unë e shoh si punon zoti Mediu, miku im, me thënë të drejtën punon shumë, punon me cilësi sepse ne shkëmbejmë shpesh mendime dhe kur them me cilësi, punon me vizion si politikan”.

Fatmir Mediu në këto zgjedhje kandidon si pjesë e listës së koalicionit opozitar të kryesuar nga Partia Demokratike.

Tv Klan