Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Vizitë historike ajo e Medlin Ollbrajt ajo në Korenë e Veriut. Në aeroport Sekretarja Amerikane e Shtetit është pritur nga zv/ministri i Jashtëm korean dhe me një limuzinë amerikane e ardhur nga Koreja e Jugut, Ollbrajt është nisur drejt rezidencës qeveritare koreano-veriore, ku ka nisur dhe takimet e saj me presidentin e parlamentit, ministrin e jashtëm, si dhe zëvendës presidentin e komisionit ushtarak.

Nuk është parashikuar asnjë firmë apo akord i përbashkët në dy ditët e vizitës së Ollbrajt në Korenë e Veriut, por janë një sërë hapash për t’u diskutuar si terrorizmi ndërkombëtar, çështja e raketave dhe profilizimi nuklear. Reagime kanë mbërritur dhe nga vende të tjera aziatike, të cilat e shohin këtë vizitë si përmirësim të marrëdhënieve midis dy Koreve./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori