Ardian Mema debutoi me humbje në stolin e Tiranës. Bardheblutë dolën të mundur nga sfida me Flamurtarin në Vlorë, duke mos arritur të dalin nga situata edhe pas largimit të Ze Marias.

Tirana edhe pse krijoi raste më së shumti gjatë pjesës së parë nuk mundi të shënonte, ndërsa në sulm u aktivizua Edon Hasani. Danilo Alvesh ishte shpëtimtari i Flamurtarit me golin e realizuar në minutën e 72’.

Pas pësimit të golit përfshirja në lojë e Sentamu dhe Ngoo te bardheblutë nuk solli ndryshim të rezultatit. Kjo ndeshje mbylli fazën e parë të Superligës.

Renditja kryesohet nga Partizani që mundi të dielën Luftëtarin me rezultatin 2 – 1. Kryendeshja e javës së ardhshme do të jetë ajo e kreut, Partizani – Skënderbeu.

Tv Klan