Një fitore me humbje ajo për koalicionin e udhëhequr nga kancelarja Angela Merkel. Sondazhet e para pas votimeve që u mbyllën në oren 18.00 sugjerojne se CDU dhe CSU jane fituesit e zgjedhjeve parlamentare të së dielës, por në raport me zgjedhjet e katër viteve më parë, koalicioni i kancelares ka shënuar humbje të elektoratit.

Megjithatë Merkel do të jetë edhe për katër vite të tjera kancelarja e Gjermanisë pasi ka siguruar përafërsisht 32.5% të votave duke lënë pas SPD e Martin Schultz, e cila ka shënuar humbjen më të thellë të partisë që pas Luftës së II Botërore, duke marrë rreth 20% të votave.

 

Ashtu siç ishte parashikuar, partia e ekstremit te djathtë, AFD ka kaluar pragun prej 5% dhe pas 60 vitesh do të rikthehet në Bundestag.

Sondazhet thonë se AFD siguroi në këto zgjedhje rreth 13.5% të votave çka dëshmon për një rritje të ekstremizmit të djathtë në Gjermani.

Sapo rezultatet përfundimtare të publikohen të hënën, do të nisin edhe bisedimet për krijimin e koalicionit të ri.

Për të formuar një qeveri, palët e përfshira duhet të kenë një total të kombinuar prej të paktën 50% të  vendeve në parlament. Menjëherë pas mbylljes së votimeve, SPD lajmëroi se nuk do të krijojë me koalicion me partinë e Merkelit me të cilën kanë qeverisur që në vitin 2013.

Kjo e vështirëson edhe më shumë rrugën e kancelares deri në formimin e qeverisë së re, e cila do të kërkojë partner të ri në koalicion.

Në fjalimin pas fitores, Andela Merkel tha se “sot kemi një mandat që e marrim me përgjegjësi. Do ta marrim me qetësi, do të flasim me partneret tanë dhe do të analizojmë edhe pse gjermanet kanë votuar nacionalistët.”

Socialdemokrati Martin Schultz, pranoi humbjen teksa njoftoi se nuk do te jete me ne koalicion me Merkelin. 

“Është një ditë e vështire dhe e hidhur për socialdemokratet në Gjermani. Nuk i arritëm objektivat tona”.

/Tv Klan