Një tjetër aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec. Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi, raporton se aksidenti ka ndodhur në afërsi të ish-stacionit të trenit të Gurit të Kuq.

Një mjet tip “Ford” është përplasur fillimisht me murin mbrojtës të një banese në afërsi të rrugës dhe më pas është përplasur me një shtyllë ndriçimi. Në makinë ka qenë edhe një pasagjer krahas drejtuesit të makinës. Të dy kanë marrë dëmtime të lehta.

Kujtojmë se një tjetër aksident ndodhi rreth orës 04:50 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Nga përplasja e dy automjeteve humbi jetën një 80-vjeçar, që ndodhej pasagjer në njërën prej makinave./tvklan.al