Merkel: Negociatat jo më herët se Tetori

Merkel: Negociatat jo më herët se Tetori

15:43 07/06/2019

Ashtu siç ishte folur prej kohësh, Gjermania do të vendosë në vjeshtë për hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kancelarja Merkel raportohet të ketë thënë në një seancë të Komisionit Parlamentar të Bundestagut për Europën, se një vendim për të dy vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të merret në muajin Tetor.

Sipas një raportimi të gazetës së njohur gjermane, Süddeutsche Zeitung, të pasqyruar edhe nga Deutsche Welle, Kancelarja ndahet në këtë qëndrim me partnerin në koalicion, Partinë Socialdemokrate, SPD, e cila mbështet fuqimisht hapjen e negociatave në Këshillin e BE më 18 Qershor.

Sipas gazetës, Ministri Gjerman i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth ka përkrahur fort hapjen e negociatave me dy vendet e Ballkanit, duke theksuar se angazhimi i Shqipërisë për reformat dhe veçanërisht atë në drejtësi, duhet të vlerësohet.

Nga ana tjetër ka qenë deputeti gjerman i CDU dhe kryesues i grupit parlamentar për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Johann Wadepuhl, që ka thënë se CDU/CSU do duhet të shqyrtojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para se të vendosë për t’u dhënë atyre dritën jeshile.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT