Plagoset rëndë një punëtor 51 vjeç

Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një kompani private të në një depo nafte në Mallakastër. Për pasojë është plagosur rëndë një punëtor i cili është dërguar me djegie të shumta në Spitalin e Traumës në Tiranë.

I plagosuri është Viktor Ballaj, 51 vjeç, i cili është dërguar nga shokët e tij në spital. Policia ka marrë dëshmitë e personave që ndodheshin në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e incidentit.

Tv Klan