Një autobus i linjës në qytetin e Vlorës u përfshi nga flakët këtë të shtunë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, në lagjen “28 Nëntori”. Sipas policisë, mjeti i transportit publik me drejtues shtetasin P. A, mori flakë ndërkohë që ishte në ecje.

Nga ngjarja pati vetëm dëme materiale. Paraprakisht policia thotë se dyshohet që autobusi mori flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Megjithatë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj./tvklan.al