Pas shumë diskutimesh dhe hamendësimesh më në fund Juventusi duket se ka mbyllur marrëveshjen me Ajax për transferimin e Matthijs de Ligt. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane mes bardhezinjve dhe klubit holandez është arritur një akord për transferimin e futbollistit për shumen e 75 milionë eurove.

Qendërmbrojtësi parashikohet të mbërrijë në Torino ditën e martë ndërsa të mërkurën pritet që të kryejë vizitat mjekësore për tu bashkuar me grupin.

Tashmë Mauricio Sarri do ketë në dispozicion një skuadër të plotësuar në të gjitha repartet dhe mund të përgatisë formacionin që do të jetë baza e sezonit të ri.

Zonja e vjetër po punon edhe për merkaton në dalje. Pas rikthimit të Buffon duket se për Pierin nuk do të ketë më vend në skuadër. Portieri po bëhet gati për një transferim në kampionatin portugez tek Benfica.

Klan Plus