Gjyqtari Skënder Damini ishte paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për t’u marrë në pyetje.

Burime policore i thanë ABC News se gjatë kontrollit të banesës që ka në kryeqytet Damini, gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë i është gjetur një sasi municionesh luftarake, si dhe rreth 17 mijë euro.

Pak pas orës 10:00 të paradites së sotme Skënder Damini, sëbashku me avokatin e tij janë drejtuar për në ambientet e policisë, atje ku gjyqtari mësohet se dha shpjegime në lidhje me sendet e gjetura në banesën e tij.

Kontrollet në banesat e gjyqtarëve u bënë nga Policia e Shtetit, në zbatim të urdhrit të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ndërkohë, ende nuk ka informacion nëse janë gjetur materiale kompromentuese në banesat e dy gjyqtarëve të tjerë të kontrolluara gjatë ditës së sotme.

/abcnews.al