Familjet e varfra në izolim, në vështirësi për tu ushqyer

Thirrjes së qeverisë për vetëizolim i janë përgjigjur thuajse të gjithë qytetarët.

“ Ndodhemi në Manëz, pikërisht në kontenierët e ngritura nga Bashkia për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në këtë moment po bëhet edhe disinfektimi i ambientit, por a mjafton vetëm kjo për banorët”.

Izolimi i ka vendosur shumë prej tyre përballë një situate thuajse kritike.

Jashtë kamerave, pronarja e dyqanit të lagjes tregon se shumica e banorëve marrin ushqime me listë, dhe se rastet janë shtuar sidomos ditët e fundit. 

Këtë çift e gjetëm duke konsumuar ushqim, por shpesh, ata thonë se nuk kanë çfarë të hanë.

Në zonat rurale, megjithëse mundësia për t’u infektuar nga COVID 19 është më e ulët, mundësia për të mbijetuar bëhet shumë herë më e vështirë.

Në këtë periferi të Manzës, ka njerëz që nuk kanë më asgjë në raftin e tyre të ushqimeve.

Në familjen e Gëzim Farrukut, higjiena mungon, të ardhurat po. Katër të rritur dhe Xhensila dy vjeçe, i janë përgjigjur thirrjes për tu izoluar në shtëpi, por para se të mbërrijë virusi, në këtë shtëpi mund të mbërrijë uria.

Klan Plus