Ndër të paktët politikanë që  i uroi besimtarët katolikë për Pashkët nga Katedralja e Shen Palit ishte kreu i shtetit.

Presidenti i Republikes vizitoi në të njëjtën kohë me ministrat Gonxhe e Spiropali klerikët katolike dhe më pas dha mesazhet e tij për festën që simbolizon ngjalljen e Krishtit.

Edi Rama që prej momentit që u ul në karrigen, kryeministrore urimet për çdo festë fetare i jep në rrjetet sociale duke shmangur selitë ku presin vizita krerët e besimeve fetare.

Sinkron.

“Me një urim të veçantë, për shumë vjet me zemër të mirë Pashkët”.

Sali Berisha këtë vit ka qenë i detyruar t’i percjellë urimet për Pashkën nga rrjetet sociale pasi vazhdon të jetë në izolim shtëpiak me vendim të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

“Të dashur miq, nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkën, ditën e ringjalljes së Hyjit, Krishtit Mbret dhe, së bashku me të, të shpresës, besimit të njeriut tek Zoti dhe e ardhmja. Pashkët e tjera më mirë t’i kremtojmë. Gëzuar, miqësisht Sali Berisha”.

Edhe kryebashkiaku Veliaj i cili nuk shmang asnjë vizitë në selitë e komuniteteve fetare, këtë Pashkë ka qenë i detyruar ta bëjë ndryshe dhe urimin ta shkruajë nga qendra spitalore Nënë Tereza ku ndodhet i shtruar pas një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e tëmthit që ju nënshtrua të shtunën.

Tv Klan