Messi është shënuesi i vitit



Messi është shënuesi i vitit

15:00 31/12/2018

Lionel Messi u rikthye për 2018 shënuesi më i mirë në renditjen e publikuar nga UEFA. Argjentinasi realizoi 51 gola në 54 ndeshje me Barcelona dhe Argjentinën. Një garë e fituar ndaj Cristiano Ronaldo e Robert Lewandowski.

Messi gjithsesi është larg rekordit të 91 golave të shënuar në 69 takime i arritur në 2012. Ronaldo realizoi 49 gola në 53 takime për 2018. Portugezi nuk e uli ritmin, edhe pse gjatë verës u transferua nga Real Madrid te Juventus.

Në këtë klasifikim prestigjioz, bëjnë pjesë edhe Mohamed Salah, Harry Kane, surpriza futbollist i Luksemburgu David Turpel, i cili aktivizohet me Dudelange, Antoine Griezmann dhe Luis Suarez.

Tv Klan




Të ngjashme