Emri i Lionel Messi lakohet në media për golat e tij të papërsëritshëm. Por ndodh që ndonjëherë ai që të gjithë e përgëzojnë për qetësinë ta humbasë toruan. Numri 10 i Argjentinës, është përfshirë në një zënkë me persona të panjohur në Ibiza të Spanjës. Messi ndodhet me pushime së bashku me familjen e tij, por ka menduar që të kalojë dhe pak kohë me anëtarët e tij të ekipit si Luis Suarez, Jordi Alba.

Djemtë në praninë dhe të bashkëshorteve kanë qenë duke shijuar muzikën dhe duke u argëtuar me njëri-tjetrin, derisa diçka nuk ka shkuar siç duhet. 32-vjeçari është përfshirë në një zënkë me një person të pranishëm në lokalin ku ndodhej dhe ai. Në rrjetet sociale janë publikuar një sërë videosh, ku shihet ndërhyrja e stafit të sigurimit për ta shoqëruar Messin jashtë.

Nuk dihet arsyeja e fillimit të incidentit dhe kush ka qenë i përfshirë, por sipas mediave ka qenë personi i huaj ai që ka nisur debatin. Fatmirësisht futbollisti nuk ka pësuar lëndime.

Klan Plus