Një mësuese është qëlluar me breshëri kallashnikovi ditën e diel. 

Rachael DelTondo,32 vjeçe ka qenë me nënën e saj gjatë kohës që është qëlluar disa herë në armë zjarri. Ngjarja ndodhi në Aliquippa Beaver, Pensilvani.

Vdekja e DelTondo vjen vetëm gjashtë muaj, pasi ajo ishte pezulluar nga puna sepse ishte kapur me një nxënës 17 vjeç.

Zyrtarët e gjetën atë dhe adoleshentin, në orët e para të mëngjesit, në një makinë, duke kryer marrëdhënie seksuale.

Ajo nuk u akuzua në atë kohë, por u tha oficerëve se nuk donte që këtë ngjarje ta merrte vesh i fejuari i saj, pasi do të çmendej. 

“Kam dëgjuar gjashtë të shtëna armë”

, tha një fqinj, Fred Poore.

Vdekja e mësueses ka habitur fqinjët, pasi ngjarja ka ndodhur në një zonë të qetë. Policia ka nisur hetimet për të bërë të mundur identifikimin e vrasësit.

/tvklan.al