“Fundi i autokratëve është kudo i njëjtë”. Këtë mendim ka Presidenti i vendit Ilir Meta, i cili i frymëzuar nga situata aktuale në Bjellorusi, ka publikuar një video ku qytetarët atje protestojnë kundër Alexander Lukashenkos.

“Kur populli flet vetë me zërin e tij nuk ka forcë në botë që e ndalon. Në Minsk dhe kudo qoftë”, shkruan Meta.

Bjellorusia është futur në një krizë të thellë politike pas zgjedhjeve që u fituan nga Alexander Lukashenko, i cili qëndron prej 26 vitesh në pushtet.

Opozita atje kërkon largimin e tij nga pushteti dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

OSBE-ja, që për momentin kryesohet nga Shqipëria, ka ofruar ndihmën e saj për të negociuar mes palëve, por deri më tani, Lukashenko nuk ka pranuar. /tvklan.al